Kuvendi merr vendimin për emërimin e ministrave të rinj. Opozita kërkon debat, Ruçi vazhdon seancën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkarkimi i Ministrave nga ana e kryeministrit Rama dhe emërimi i ministrave të rinj ka qenë padyshim një nga temat më të diskutuara të javëve të fundit.

Tashmë çështja ka kaluar në Kuvend ditën e sotme, ku mazhoranca ka arriutr që vetëm me votat e saj të votojë dekretet e shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj.

Me 77 vota janë miratuar dekretet për emërinim e ministrave të rinj, ndërsa shkarkimet e Gjiknurit, Kumbaros dhe zv/kryeminsitres Mesi kanë marrë vetëm 76 vota.

Përkatësisht ja sesi janë votuar ministrat në Kuvend:

  • Senida Mesi shkarkohet me 76 vota pro, emërohet zëvendëskryeministër Erjon Braçe me 77 vota
  • Arben Ahmetaj shkarkohet me 77 vota, emërohet Ministre e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj me 77 vota
  • Damian Gjiknuri shkarkohet me 76 vota, emërohet Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me 77 vota
  • Lindita Nikolla shkarkohet me 77 vota, emërohet Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini me 77 vota
  • Mirela Kumbaro shkarkohet  76 vota, emërohet Ministre e Kulturës Elva Margariti me 77 vota
  • Shkarkohet Niko Peleshi me 77 vota, emërohet Ministër i Bujqësisë Bledi Çuçi me 77 vota.
  • Sonila Qato shkarkohet me 77 vota, emërohet Ministër për Sipërmarrjen Eduard Shalsi me 77 vota
  • Elisa Spiropali emërohet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin me 77 vota

Megjithatë opozita ka kërkuar që të diskutojë rreth kësaj çështjeje, mirëpo Ruçi e ka kundërshtuar dhe ka nisur votimin.

Pas kësaj deputetët e opozitës në mënyrë demonstrative bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas lanë sallën pa marrë pjesë në votim.

 

Shpërndaje
Share.

Komento