Basha paralajmëron: “Protesta masive deri në largimin e Ramës”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas mbleshjes me aleatët, Partia Demokratike, ka vendosur që të nisë protestat masive, deri në largimin e qeverisë Rama.

Ka qënë kryetari i opozitës, ai që ka paralajmëruar protestat mbarë popullore si shenjë revolte kundër Rilindjes.

Në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i opozitës së bashkuar.“- tha Basha.

Basha nuk dha datë se kur protestat do të nisin, por tha se PD do ta marrë vendimin në Këshillin Kombëtar të shtunën.

Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentare dhe të tjerë do të mbledhin forumet e tyre do të vendosin dhe do tu komunikojnë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë.”– shtoi Basha.

Shpërndaje
Share.

Komento