Skip to content
Të Gjitha

Kuvendi Kombëtar i PD-së thirrur nga Basha, reagon Salianji

· 1 min lexim

Pas Kuvendit të zhvilluar nga Lulzim Basha ditën e sotme ka reaguar deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Salianji e konsideroi Kuvendin si një lëvizje anti-opozitë.

“Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve!

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti-opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njëjtën valencë dhe të njëjtat qëllime!

Opozita e ka domosdoshmëri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj!

Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!” 

u shpreh Salianji.