Skip to content
Politikë

“Kush ja fali detin Greqisë?”, Unioni i shoqërisë civile protestë me pankarta para SPAK

· 2 min lexim

Aktivistë të shoqërisë civile kanë zgjedhur të protestojnë përmes disa pankartave para Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, për t’i bërë thirrje që të vihet në lëvizje.

“Ku është floriri i Kërrabës?”; “Pse u lejua vizita e kryeministrit të Greqisë për të vizituar Himarën?”;

“Përse nuk kërkon kryeministri i Shqipërisë të vizitojë Çamërinë?”; “Kush e pengon votën e diasporës?”;

“Kush ja fali Detin Greqisë?”; “Pse e vranë Kosta Trebickën?”; “Kush e vrau Remzi Hoxhën, e duam trupin”, kanë qenë disa prej pankartave të kësaj proteste të heshtur.

 

“Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci. Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar…”, thuhet në njoftimin e Unionit të shoqërisë civile dhe këshillit organizativ të Kuvendit Kombëtar shqiptar.

SPAK u formua në 25 nëntor2019 për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta të politikës, biznesit apo mafies. Por ndonëse u formua me një qëllim fisnik në letër, ajo çfarë solli në të vërtetë nuk ishte shumë shpresëdhënëse.  SPAK ka hetuar një fermer se ’pastronte para me autokombanjën e tij’, por nuk heton afera si inceneratorët.