Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kush është deputetja që kërkon postin e presidentit në Maqedoninë e Veriut?

10:27 03/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, në konventën partiake të 2 marsit në Shkup ka promovuar Gordana Siljanovska Davkovën për kandidate të saj për zgjedhjet presidenciale më 24 prill në Maqedoninë e Veriut. Siljanovska Davkova është deputete aktuale e VMRO DPMNE-së.

Ajo ishte kandidate për presidente e kësaj partie edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por ishte mundur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski. Në fjalimin e mbajtur para mbështetësve të saj Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kësaj radhe do të jetë fituese e garës për kreun e shtetit dhe bëri thirrje për “unitet në arritjen e interesave kombëtare e shtetërore”.

“Mund të ndryshosh gjithçka, stilin, shumë gjëra, por asnjëherë atdheun. Jo rastësisht kemi lindur në Maqedoni [të Veriut], energjia buron nga këtu dhe prandaj duhet të vendosim lidhje sa më të forta me ata që u larguan, jo sepse donin, por sepse dikush nuk i donte si më të mirët. Vetëm kështu do të sigurojmë respekt kudo në botë. Na pret shumë punë dhe unë nga të gjithë ata që do të jenë bartës të ndonjë posti, u kërkoj atyre t’iu japin fund përçarjeve të tmerrshme mbi çdo bazë, kryesisht në baza partiake dhe politike”, tha Siljanovska-Davkova.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga anëtarët e partisë, por edhe të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhjet presidenciale, por edhe në ato parlamentare për të “votuar për ndryshimin e madh”. Ky ndryshim, sipas tij, arrihet nëse VMRO DPMNE-ja në zgjedhje arrin të marrë gjysmën e mandateve të deputetëve, apo 61 nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

“Këto janë zgjedhje për Maqedoninë [e Veriut]. Për një Maqedoni ku vlejnë ligjet, në të cilën nuk ka qytetarë të rendit të parë dhe të dytë. Shpresoj që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur… Më 8 maj e dimë që ky popull do të thotë mjaft, mjaft nga vjedhjet, mosekzistenca e një sistemi, mjaft nënvlerësimit”, ka deklaruar Mickoski.

Nga ana tjetër, LSDM-ja, të dielën më 3 mars, në konventën partiake do të miratojë kandidaturën për mandatin e dytë të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më tani nga 11 kandidatë për president, pesë prej tyre tashmë kanë mbledhur 10 mijë votat e nevojshme duke zyrtarizuar kështu kandidaturat e tyre për garën zgjedhore më 24 prill.

Në mesin e tyre janë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari nga Opozita e Bashkuar Shqiptare. Të shtunën në mbrëmje, kandidati opozitës shqiptare, Arben Taravari është promovuar zyrtarisht në Gostivar në praninë e liderëve të katër partive që përbëjnë koalicionin “VLEN”. Në konventë ishte i pranishëm edhe Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Vetëvendosja mbështet opozitën shqiptare dhe anëtarë të saj nga Maqedonia e Veriut pritet të jetë në listat për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./REL

Etiketa: deputetemaqedonia e veriutpresidente

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para
“Mijëra patronazhistë rilindas vegjetojnë”, reagon ashpër Petrit Vasili

“Mijëra patronazhistë rilindas vegjetojnë”, reagon ashpër Petrit Vasili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.