Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet që gjatë javës së ardhshme të takohet në Paris me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ky lajm është bërë i ditur ditën e sotme gjatë një takimi që Kurti ka pasur me këshilltaren politike për Ballkanin të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.Gjithashtu në njoftimin e saj zyrtar qeveria e Kosovës, ka thënë se tema kryesore e bisedimeve do të jetë zhvillimet politike të Kosovës, si në rajon ashtu edhe në botë, integrimi evropian dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Francës.
“Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron. Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në njoftim thuhet se në këtë takim, u diskutuar edhe për vizitën e fundit të Kurtit në Bruksel dhe për “kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...







