Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kurrë, kurrë!” Grenellit nuk ‘i del e keqja’ me Kurtin: “Më pa në sy dhe më tha se nuk do ta hiqte taksën”

22:24 27/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, prej muajsh gjendet në Ballkan për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, por deri tani ka shkaktuar një krizë të thellë politike në shtetin e Kosovës.

Diplomati amerikan nuk ka patur një raport të mirë me kryeministrin Kurti, sepse ky i fundit e ka kundërshtuar duke kërkuar reciprocitet dhe duke këmbëngulur se nuk do ta heqë taksën, në qoftë se Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, duket se Grenell nuk i pëlqen shumë që ta kundërshtojnë, pasi kërkesës së Kurtit i është përgjegjur me presione e kërcënime që nisën nga anulimi i investimeve amerikane dhe përfunduan te tërheqja e trupave ushtarake nga Kosova.

Tashmë, dy ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar shkarkimin e ‘qeverisë Kurti’, duket se Grenellit nuk ka ndërmend t’i ndahet Kurtit.

Për herë të parë ai ka dhënë një intervistë për ‘Pressing’, ku ka treguar më shumë rreth raportit të tij me numrin 1 të Vetëvendosjes.

Sipas tij, gjatë bisedave që ka patur me Kurtin, ky i fundit ia ka thënë qartazi se nuk do ta heqë taksën, por vijoi më tej duke thënë se ajo është e dëmshme për ekonominë dhe popullin e Kosovës.

“Ai më pa në sy dhe tha se ata do ta heqë taksën. Por, taksa 100 për qind që është zbatuar para Kurti ka qenë duke dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës shumë”.

Më pas, amerikani tregoi se nuk ka folur me Thaçin e Vuçiç rreth shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe tha se për të nuk është një opsion i mirë dhe nuk e ka mbështetur asnjëherë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion.”, u shpreh Grenell.

Duke folur rreth raporteve me qeverinë e re që pritet të krijohet në Kosovë pas mocionit të mosbesimit ka insistuar që qeveria e re duhet ta heq taksën.

“Shikoni, ne nuk do të përfshihemi në politikë. Populli i Kosovës do ta zgjedhë qeverinë e vet, ata do ta zgjedhin udhëheqësin e vet, por Shtetet e Bashkuara do t’i zgjedhin politikat e veta dhe politika jonë është shumë e qëndrueshme, pavarësisht kush është në detyrë. Taksa duhet të hiqet, sepse ne besojmë se taksa 100 për qind që e ka Kosova është duke e dëmtuar ekonominë tuaj.” ka nënvizuar ai.

Më tej ka thënë se SHBA po përpiqet të ndihmojë Kosovën, Serbinë, të gjithë rajonin, për të krijuar një zonë apo rajon që ka vende pune dhe shpresë për të rinjtë në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon dhe të kenë vende pune cilësore.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para

Shënohet viktima e nëntë nga COVID-19 në vendin tonë

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English