Skip to content
Të Gjitha

Kurbin\ Në grykëderdhjen e lumit Ishëm gjendet një trup i dekompozuar

· 1 min lexim

Në grykëderdhjen e lumit Ishëm, në Kurbin është gjetur një trup i dekompozuar.

Mësohet se trupi është zbuluar nga një peshkatar pasditen e sotme.

Identifikimi i viktimës nuk është bërë ende.

Dihet vetëm që është i seksit mashkull.

“Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje,”– ka njoftuar policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nga informacionet paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trup.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për identifikimin.