“Ka përdorur tre identitete”, PD kërkon verifikim për një tjetër kryebashkiak socialist

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë një tjetër kryebashkiak socialist.

Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi, i ka vënë në dispozicion Prokurorisë të gjithë informacionin e nevojshëm.

Babani dyshohet se ka qenë i ndaluar edhe arrestuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu PD ka akuzuar Babanin, se ka përdorur edhe tre identitete të tjera, të cilat i ka përdorur në vendet ku është dënuar.

Kërkesa për verifikimin e Babanit është fimosur nga 500 qytetarë.

Ndër të tjera në deklarata e  Partisë Demokratike thuhet:

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003. Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë. Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”

Ndërkohë kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës është shprehur se në 100 vjet si familje nuk kanë bërë burg.

Shpërndaje
Share.

Komento