Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kur do i rikthehemi jetës së mëparshme? Rama tregon “pikën e kthesës”

22:46 31/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC News ku ndër të tjera deklaroi se vetëm kur te kemi rënie konstante të kurbës së pikut të infeksionit në Shqipëri, mund të fillojmë pak nga pak, ti rikthehemi jetës së mëparshme.

Sipas kreut të qeverisë, kjo varet nga këmbëngulja dhe vendosmëria, për të zbatuar rregullat me të njëjtin zell si tani, e të gjithë shqiptarëve.

Më tej, Rama deklaroi se ka mundësi që në javën e tretë të muajit Prill, do të mund të shohim “dritë në fund të tunelit”.

Gjithashu, kryeministri tha se nuk ka bërë testin për COVID-19, pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme për t’iu nënshtruar këtij lloj testi sepse nuk ka simptoma.

Sipas tij, masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën, teksa tha gjithashtu se 60 % e popullsisë do të preket nga koronavirusi pasi kjo është e pashmangshme por që do të shfaqet me simptoma të lehta për disa duke bërë që ata që do të preken të imunizohen nga COVID-19.

Ditën e sotme ndërruan jetë 2 pacientë duke e çuar në 15 numrin e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, sakaq, ka shkuar në 243 numri i të prekurve nga COVID-19, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja nga 145 testime të kryera.

Në urgjencën e Infektivit janë të shtruar 77 persona, ku 8 prej tyre ndodhen në terapi intensive, 3 prej të cilëve janë intubuar.

Durrësi ka një shtim të ndjeshëm të numrit të të prekurve me 12 raste të reja, duke shkuar në 26, por nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 8 pacientë duke e çuar numrin në 52 numrin e të shëruarve në total.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se edhe 5 pacientë të tjerë nga Tirana, Fier dhe Kavaja janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 52 numrin e të shëruarve.

Sipas saj, të gjithë kanë qënë për më shumë se 2 javë në Spitalin Infektiv, madje 2 prej tyre kanë qënë në gjendje të rëndë, megjithatë ia kanë dalë që të shërohen.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Shpërndanin kokainë e heroinë me doza/ Goditet grupi në Durrës, në mesin e të arrestuarve edhe një femër

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English