Policia e shtetit ka vijuar kontrollet për respektimin e protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Dhe gjatë këtyre kontrollove janë gjobitur 3 administratorë lokalesh në jug të vendit që nuk i kishin respektuar ato.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se njëri prej lokaleve në Vlorë është gjobitur me 1 milion lekë dhe tjetri në Sarandë me 3 milionë pasi ishte përsëritës dhe kanë ushtruar aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.
Nërkohë policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Njoftimi i policisë:
Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.
Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.