Ditën e sotme në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e personave që kultivojnë kanabis, policia e Fierit ka arrestuar një person si i dyshuar për mbjelljen e kanabisit.
Shërbimet policore të Mallakastrës kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike dhe kanë ndaluar autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.
43 vjeçari u arrestua pas operacionit të policisë por dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.