Naftëtarët e uzinës së Ballshit, janë futur ditën e sotme në grevë urie.
Ata nuk kanë rende dakord me propozimin e ri të kompanisë.
Kjo e fundit u kishte ofruar kontratë të re punë, por pa njohur 6 rrogat e prapambetura, raporton “Balkanweb”.
Duke mos qenë dakord, ata janë futur në grevë ditë e sotme, njësoj si punëtorët e nënstacionit të pompimit në Poçem, që kanë hyrë në ditën e katërt.
Punëtorët e kanë filluar grevën në mjediset e qendrës shëndetësore, e cila ndodhet pranë Uzinës së Ballshit.
Kujtojmë këtu, se naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë kohë që protestojnë për pagat e prapambetura.
Ata morën edhe premtimin nga prefekti i Fierit për zgjidhjen e problemit të tyre, por deri më tani nuk është bërë asgjë nga ana e institucioneve.