Skip to content
Të Gjitha

Kundër kontratës së re të kompanisë, naftëtarët e uzinës së Ballshit nisin grevën e urisë

· 1 min lexim

Naftëtarët e uzinës së Ballshit, janë futur ditën e sotme në grevë urie.

Ata nuk kanë rende dakord me propozimin e ri të kompanisë.

Kjo e fundit u kishte ofruar kontratë të re punë, por pa njohur 6 rrogat e prapambetura, raporton “Balkanweb”.

Duke mos qenë dakord, ata janë futur në grevë ditë e sotme, njësoj si punëtorët e nënstacionit të pompimit në Poçem, që kanë hyrë në ditën e katërt.

Punëtorët e kanë filluar grevën në mjediset e qendrës shëndetësore, e cila ndodhet pranë Uzinës së Ballshit.

Kujtojmë këtu, se naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë kohë që protestojnë për pagat e prapambetura.

Ata morën edhe premtimin nga prefekti i Fierit për zgjidhjen e problemit të tyre, por deri më tani nuk është bërë asgjë nga ana e institucioneve.