Skip to content
Aktualitet

Kultivonte kanabis në oborrin e banesës, në pranga 34-vjeçari në Fier

· 2 min lexim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi kishte kultivuar fidanë kanabis në oborrin e banesës, në fshatin Gjokalli. Po ashtu është arrestuar edhe një 21-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij tip “Opel” pa lejen përkatëse të drejtimit. 

Njoftimi i policisë:

Fier, Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    – – – –

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.