Skip to content
Kronikë

Kultivonte kanabis në Fier dhe ‘u kap’ në skajin tjetër të Shqipërisë, zbulohet rrugëtimi i arratisë 2-vjeçare (Pamjet)

· 2 min lexim

Ditën e sotme policia e Dibrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili ishte  shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Dibrës në bashkëpunim me forcat Shqiponja, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjorica” u bërë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet B.O, 47 vjeç banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Asokohe Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Njoftimi i Policisë

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Fier.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Gjorica”.

Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative Gjoricë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. O., 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.