Skip to content
Investigim

Kulla e radhës/ Rama i jep leje Arlinda Dudajt për ndërtimin e 28-katëshit te Liqeni

· 1 min lexim

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) më në krye Edi Ramën, ka miratuar vitin e shkuar një sërë lejesh ndërtimi, sidomos brenda unazës së Tiranës dhe qendrës, por edhe në zonën bregdetare të Jugut të vendit.

Në listën e miratuar nga Rama, për Tiranën është edhe kulla 28-katëshe tek Liqeni i Tiranës, në pronësi të Adriatik Dudajt, bashkëshortit të botueses së njohur, Arlinda Dudaj.

Kompania e cila do ndërtojë kullën, “Vistas Enterprises” është e lidhur me Arlindën, pasi ajo është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë.

Kulla do të ndërtohet në hyrje të Liqenit artificial, pranë universitetit “Marin Barleti” dhe do të jetë “strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë.