“Kujt ja ke dhënë telefonin moj”, dalin mesazhet e gazetarit me koleget e tjera

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sadik Sejdinaj u shoqërua ditën e sotme nga policia, pas denoncimit për përndjekje nga një kolege e tij.

I riu i dërgonte vazhdimisht mesazhe, ku i kërkonte që të lidheshin.

Pas marrjes në pyetje Sejdinaj është lënë i lirë.

A.T. nuk është gazetarja e vetme që i riu përndiqte me mesazhe.

“Balkanweb” ka publikuar disa foto të një gazetareje tjetër, e cila përndiqej me mesazhe nga Sejdinaj.

Për arsye privatësie emri i gazetares mbetet anonim.

26-vjeçari i shkruante gazetares se e do dhe e ka shumë xhan, ndërsa i kërkon llogari edhe pse nuk i kthen përgjigje.

 

Njoftimi i policisë

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”.

Shpërndaje
Share.

Komento