Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi përmes një dalje për mediat vendimet e qeverisë në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm. Manastirliu u shpreh se me buxhetin e ri në fokus do të jenë shtresat vunerabël siç janë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura fmailjare mujore deri në 100 mijë lekë.
Sipas VKM-së nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune.
Ajo gjithashtu prezantoi edhe një projekt të qeverisë mbi kontributet shqërore dhe shëndetësore për këto shtesa, për të cilin theksoi se do t’ju vijë në ndihmë nënave me shumë fëmijë.
Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para”, tha ministrja.
Pandemia
Kemi bërë të mundur të sigurojmë sigurimin me vaksina. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja.
Periudha e dimrit veç parashikimit për rritjen e rasteve që mund të infektohet për të cilat duhet vaksinimi e doza përforcuese, kemi edhe kombinim të vaksinave, gripit dhe booster që pritet të vijë në nëntor.
Dua t’iu informoj se transhi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe që nesër, moshat mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe të sëmurët kronikë do nisin vaksinimin.