“Kujdes, zoti rrugaç”! Nga paralajmërimet tek hapat e ardhshëm, ç’ndodhi në protestën ‘rrufe’ të ditës së sotme?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit lajmëroi një protestë të papritur, pasi punëtorët e Bashkisë së Tiranës kishin rrethuar godinën, ku pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re.

Fillimisht, aktivistët ishin në Durrës ku kërkuan firmosjen nga qytetarët të peticionit, që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar atje ku ishte dhe si ishte.

Më pas, në 19:30 Aleanca dhe dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin pranë Ministrisë së Brendshme.

Kjo protestë e beftë ka gjetur të papërgatitur Policinë, që bnë kohë rekord organizoi 100 efektivë, si edhe opozitën, pasi asnjë parti opozitare nuk ishte e pranishme në shesh.

Protesta u hap nga aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, i cili gjatë fjalës së mbajtur ka thënë se në Durrës janë mbledhur 6 mijë e 8 firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit.

Nga ana tjetër, regjisori Robert Budina ka qenë i ashpër sot ndaj kryeministrin Rama duke e paralajmëruar që mos bëjë lojëra politike me Teatrin pasi do i çojë popullin në shtëpi.

Budina tha se Rama sot se po fton partitë por sipas tij ai nuk mund të bëjë lojëra politike, teksa shtoi se çështja tashmë nuk është vetëm Teatri, por edhe shpirti i qytetarëve dhe demokracisë prandaj protesta tashmë është një institucion.

”Zoti rrugaç. Ti ke shembur Teatrin në mendje, por jo në zemrat tona. T’i kujton se duke mbledhur partitë mund të bësh lojërat politike. Do të ta sjellim popullin në shtëpi. Nuk kemi asnjë interes. kemi hallin e njerëzve. Nuk duam vetëm Teatrin, duam shpirtrin e njerëzve dhe tempullin e demokracisë. Të kanë mësuar të rrëzosh simbolet. Dhe kështu do të të rrëzojmë. Nuk kemi armë, kurse ti fute për të vrarë artistët policë. I kemi të gjitha videot çfarë ke bërë. Ke futur kamikazë të armatosur, RENEA kundër artistëve dhe do japësh llogari. Do të t’i sjellim njerëzit para kryeministrisë. Dhe pastaj të gjithë bashkë do vendosim fatin tonë dhe t’i nuk ke asnjë mundësi të bësh fshehurazi paktet. ”- tha Budina.

Aktivistët thanë se nesër do të vijohet në Shkodër dhe do të shkohet kështu në shumë qytete me peticionin që në kokë ka rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Kështu, protesta e lajmëruar në mënyrë të papritur u mbyll shpejt, pa incidente dhe në mënyrë paqësore, duke lajmëruar kthimin e çështjes në një kauzë kombëtare.

Shpërndaje
Share.

Komento