Mori pjesë në protestën për Teatrin: Kush është drejtoresha e shtëpisë-muze “Kadare” që u largua nga posti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha e Shtëpisë muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Ana është vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli dhe partnerja e kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, teksa tashmë është larguar nga detyra.

Artan dhe Ana Shkreli

Ana Shkreli dhe Belind Këlliçi

Në Facebook Ana ka hedhur një status të dyshimtë ku shkruan se në orën e saj të zezë ka menduar se njerëzit për liri kanë dhënë jetën. 

Më pas shkruan se tashmë është një “fillim i ri”.

“Në orën time të zezë mendova se njerëzit për liri kanë dhënë jetën. New beginnings,”-shkruan ajo me anë të një postimi në Facebook. Megjithatë nuk ka dhënë detaje lidhur me dorëheqjen.

Ditët e fundit Ana Shkreli është parë që të marrë pjesë në protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ana Shkreli në protestë

Nuk dihet nëse pjesëmarrja e saj në protestë ka ndikuar në largimin e saj nga detyra apo nëse bëhet fjalë për motive të tjera personale.

Shpërndaje
Share.

Komento