Kujdes, jo çdo hipotezë rreth Coronavirusit është e saktë! OBSH hedh poshtë studimin e shkencëtarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që në fund të dhjetorit e deri tani Coronavirusi ka shkaktuar rreth 2,900 viktima dhe 84 mijë të infektuar në të gjithë botën, duke u shndërruar në një rrezik të madh.

Ditët e fundit situata është bërë më alarmante, pasi COVID-19 është përhapur në një pjesë të madhe të vendeve të Europës, Amerikës Latine e deri në Afrikë, teksa OBSH ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të identifikohen të prekur në çdo shtet.

Në këto kushte frika dhe paniku kanë kapluar njerëzit, të cilët vazhdimisht janë në kërkim të mjeteve për të luftuar virusin e rrezikshëm.

Shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota kanë tentuar të krijojnë vaksinën që do sjellte shpëtimin për të gjithë të prekurit, por kanë deklaruar se ajo nuk mund të dalë në treg para 2021.

Lexo: Kompania amerikane gati vaksinën kundër Coronavirusit, por nuk del në treg para vitit 2021

Mirëpo, ditën e djeshme shkencëtarët izraelitë dhanë shpresë për të gjithë, pasi deklaruan se janë shumë pranë krijimit të vaksinës, që nëse rezulton efektive, pritet të dalë në treg brenda 3 muajsh.

Lexo: Izraelitët një hap para, vaksina kundër Coronavirusit mund të jetë gati shumë shpejt

Përveç vaksinës, persona të ndryshëm që i përkasin kryesisht fushës së mjekësisë, kanë deklaruar disa mënyra për tu mbrojtur nga virusi, ku më kryesorja është higjena personale që konsiston sidomos në larjen e shpeshtë të duarve me dezinfektues.

Por, ekspertë të kimisë bën thirrje se përdorimi i shumtë i dezinfektantëve rrit rrezikun e prekjes nga virusi, për arsyet të cilat mund t’i lexoni në artikullin e mëposhtëm.

Lexo: Kujdes! Përdorimi i shumtë i dezinfektuesit rrit rrezikun nga Coronavirusi

Së fundmi, OBSH ka hedhur poshtë një tjetër tezë alternative rreth mbrojtjes nga Coronavirusi.

Shkencëtarë të ndryshëm pretendojnë se antibiotikët që gjendet gjerësisht në treg mund të jenë çelësi kryesor i trajtimit të tij.

Sipas disa studiuesve në Universitetin Norvegjez të Shkencave dhe Teknologjisë, katër antibiotikë që trajtojnë infeksionet e lëkurës janë në gjendje të parandalojnë Coronavirusin, madje, ata i provuan dyshimet e tyre në laborator dhe rezultuan të sakta.

Mirëpo, Qendrat për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), kanë lajmëruar në faqet zyrtare online se antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve.

Ata kanë sqaruar se viruset kanë struktura të ndryshme nga bakteret, domethënë pneumonia bakteriale nuk përsëritet në organizmin e njërit në të njëjtën mënyrë si tek të tjerët.

Shpërndaje
Share.

Komento