Skip to content
Të Gjitha

Kufijtë e Ballkanit/ Publicisti britanik: Merkel ndaloi diskutimin për shkëmbimin e kufijve

· 2 min lexim

Kufijtë e Ballkanit janë kthyer padyshim në një çështje shqetësuese për aq kohë sa u diskutuan dhe mesa duket nuk do të hapet më dhe arsye ka qenë pikërisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

E thënë me pak fjalë ky ka qenë mendimi që publicisti dhe analisti i njohur në Britaninë e Madhe, Tim Judah ka thënë në një intervistë për TC N1. Sipas Judah, kjo ide nuk është më duke u diskutuar pikërisht pas Samitit të Berlinit, ku u mblodhën të gjithë liderët e Ballkanit dhe ka qenë pikërisht kancelarja ajo që i ka vënë fre një teme të tillë.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai.

Megjithatë sipas tij kjo ide ka vend për interpretime të ndryshme, pasi sipas analistit ka edhe shumë persona të cilët e mbështesin, por me rëndësi mbetet që momentalisht nuk është më në diskutim.

Kjo sepse shkëmbimi i territoreve sipas Judah mund të sjellë pasoja të rënda për të gjithë rajonin dhe jo vetëm.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.