Kryetari i opozitës greke ka një paralajmërim për Shqipërinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kyriakos Mitsotakis, kryetari i opozitës greke ka dhënë një mesazh drejtuar Shqipërisë dhe apelon për respektimin e të drejtave të minoritetit grek.

Ai theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke.
Kujtojmë që dy ditë më parë edhe Alexis Tsipras, kryeministri i Greqisë, bëri apel për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në shtetin shqiptar sepse nëse Shqipëria do të ndjek rrugën drejt BE-së, atëherë nuk duhet të ul të drejtat e minoritarëve grekë.

‘Rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe institucioneve evropiane lidhet me respektimin e minoritetit grek. Ne gjithmonë do të jemi pranë të drejtave të patjetërsueshme të pakicës greke’, u shpreh Mitsotakis.

(tvklan)

Shpërndaje
Share.

Komento