Skip to content
Politikë

Kryesia e PS-së mbyllet, Shalsi drejton Kukësin, Majko rikthehet në Tiranë

· 1 min lexim

Kryesia e Partisë Socialiste ka përfunduar mbledhjen, ku në pjesën e parë kanë marrë pjesë online edhe kryetarët e bashkive.

Pas kësaj, mbledhja ka vazhduar me vetëm kryesinë.

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar në seli për disa minuta me Elisa Spiropalin dhe kryetarin e Kuvendit.

Eduard Shalsi është emëruar drejtues politik i qarkut të Kukësit, ndërsa Pandeli Majko do të rikthehet në Tiranë.