Kryenin grabitje gjatë natës në Tiranë/ Pranga dy adoleshentëve, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy adoleshentë janë kapur nga policia e Tiranës për vjedhje, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë dhe K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë, ndërsa të shpallurit në kërkim janë F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kryer një sërë vjedhjesh përgjatë natës.

Ata akuzohen për 9 vjedhje, ku përfshihen lokale, farmaci, bulmetore apo agjenci sigurimesh.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Kryen një sërë vjedhjesh gjatë natës, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dy adoleshentë, ndërsa 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapen dhe ndalohen edhe 2 persona në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;

– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Shpërndaje
Share.

Komento