“Amaneti i të parëve nuk harrohet”, Shpëtim Idrizi akuzon Ramën: Nuk pranoi ngritjen e Komisionit për krimet ndaj çamëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, duke folur në 29-dhjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, theksoi se çamët nuk do të gjejnë paqe, derisa të dënohen fajtorët e masakrës.

Idrizi shtoi, se Çamëria është amaneti i të parëve, që nuk mund të harrohet.

 “Do të çojmë në vend amanetin, kthimin në Camëri. Ne do të kthejmë dinjitetin, për mijëra të dëbuar nga bandat e Napolon Zervës. Nuk mund të harrohet sakrifica e të gjitha figurave të shquara të Çamërisë, që kanë dhënë edhe jetën për vendin e tyre. Këtyre burrave dhe grave iu bashkuan shumë vetë, duke krijuar Shoqatën e Çamërisë. Duhet vendosur drejtësi për të dëbuarit. Dënimi i krimeve kundër njerëzimit vetëm vendos drejtësi. Tragjedia e çamëve mbetet ende e pazbuluar”, tha Idrizi.

Idrizi tha më tej, se deputetët e PDIU, kërkuan të ngrihej një Komision në parlamnet për dënimin e krimeve në  Çamëri, por u refuzua nga kryeministri.

“Deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën Rilindase ngritën një Komision, për të dënuar krimet që janë bërë mbi camët në Camëri. Por nuk kishte vullnet dhe kryeministri më tha që nuk e bëjmë dot. Camëria do të hiqej edhe nga programi i qeverisë shqiptare. Deputetët çamë u rrahën dhe u gjakosën në duart e parlamentit të Shqipërisë”, deklaroi Idrizi.

Ndër të tjera ai akuzoi Ramën se i është përgjëruar Greqisë, për të marrë kryesimin e OSBE-së.

Pjesë nga fjala e Shpëtim Idrizit

Kanë kaluar 107 që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Amanetin se tret as dheu. Kjo është arsyeja pse neve nuk ka tret as koha. Për të çuar deri në fund amanetin e të parëve, kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për të vrarët nga Napoelon Zerva. Burrështetasi që mburren me gjatësinë e tij, fliste dhe krenohej në emër të Çamërisë, ndërkohë u hoq fare nga programi i qeverisë shqiptare. Kemi arritur në një pikë ekstreme. Ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e rezolutës, idiotët e palës greke na përgjigjen se Çështja Çame është njëlloj me çështjen e Vorio Epirit. Greqia ndërkohë në qytetet e saj ngre përmendoren e turpit të Napoleon Zervas. Kemi bredhur 10 vjet me rradhë nëpër studio televizive duke u shprehur se Greqia Akoma nuk e ka hequr ligjin e luftës. Ndërkohë lideri shqiptar i përgjërohet Greqisë të bëhet rrobë, që të marë kryesinë e OSBE-së”,

Shpërndaje
Share.

Komento