Skip to content
Bota

Kryeministrja e Francës jep dorëheqjen, Macron jep lajmin

· 1 min lexim

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne ka dhënë dorëheqjen, lajmin e ka dhënë vetë presidenca franceze.

Bëhet me dije se kjo dorëheqje vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve dhe ligjet e imigracionit.

Returns shkruan se përbërja e qeverisë së ardhshme të Presidentit Macron mbetet e pasigurt.

Përpara riorganizimit, i treti që nga rizgjedhja e tij në 2022, presidenti francez shtyu mbledhjen e parë të planifikuar të kabinetit të vitit, duke nxitur zërat për një ndryshim të ardhshëm në qeverisje.