Skip to content
Politikë

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Librat falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, pasi ka njoftuar se do të marrin librat falas me një përdorim.

Rama e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku thekson po ashtu se ky vendim do të zbatohet dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm e të lartë.

“MIRËMËNGJES! Me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.