Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban viziton Maqedoninë e Veriut

19:20 26/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me një delegacion nga Qeveria e tij, të qëndrojnë për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut më 26 dhe 27 shtator.

Qeveria maqedonase njoftoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do ta takojë Orbanin në Ohër. Gjatë kësaj vizite do të ketë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe mes ministrave maqedonas me homologët e tyre nga delegacioni hungarez.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

Në Ohër policia maqedonase ka marrë masat e nevojshme të sigurisë, ndërsa është paralajmëruar ndalim i përkohshëm i qarkullimit, në mënyrë që ta garantohet lëvizje e sigurt dhe e qetë për delegacionin mysafir nëpër qytet dhe rrethinë.

VMRO-DPMNE në pushtet dhe lideri i saj kryeministri Mickoski konsiderohen të afërt me Orbanin dhe partinë e tij, Fidesz.

Menjëherë pas formimit të Qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në Parlamentin maqedonas.

Në Hungari ndodhet edhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Pas rënies nga pushteti, ndërsa në vend po zhvilloheshin disa çështje gjyqësore kundër tij, Gruevski u arratis në Budapest në nëntor 2018, ku mori azil politik.

Në vitin 2013, Orban ishte për vizitë zyrtare në vend, kur iu dha Urdhri “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Urdhrin iu dorëzua presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov, ndërsa ai ishte takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm Gruevski.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: hungariaKryeministrimaqedoni e veriutorban

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Biden nuk kursehet: Trump është një dështak

Biden nuk kursehet: Trump është një dështak

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English