Kryemadhi viziton naftëtaret në ditën e tretë të grevës, gratë: Nuk duam tesera partie! Jepini zgjidhje krizës sonë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme pranë grevës së naftëtareve, që gjenden në ditën e tyre të tretë.

Gjatë vizitës së saj, Kryemadhi tha se duhet zgjidhur i gjithë problemi në rafineri dhe jo vetëm pagat e prapambetura, në mënyrë që familjet e tyre të jenë të qeta.

Por, njëra nga gratë aty la të kuptohet se punonjësit e rafinerisë nuk merren me asnjë parti, dhe thjesht duan të zgjidhet problemi i tyre.

Mblidhuni dhe jepni një zgjidhje kushdo qoftë, jepini një zgjidhje. Nuk është më koha të gjejmë se kush e hapi gropën, ajo iku, tani ne duam zgjidhje. Unë dua të ha nuk dua teserë partie. Sot diskutohet buka. Kemi punuar 30 vite në arin e zi. Ne kemi naftën dhe e shesim ndërkohë që e gjithë bota lufton për ta. Ju falenderojmë që erdhët dhe ju përgjigjet thirrjes sonë. Ishalla i përgjigjen edhe shumë zonja të qeverisë. jemi në një muaj të dhimbshëm, në muajin Tetor të kancerit të gjirit. Dhe e them me bindje të plotë, se këtu, në rangun këtu ka gra me këto probleme. E mendoni se çfarë sakrifice po bëjmë. E mendoni që nuk po arrijmë të shkojmë të shohim njerëzit,”- tha gruaja.

Gratë e Ballshit janë në ditën e 3 të grevës dhe sot shprehen më të revoltuara se asnjëherë, për shkak se nuk kanë marrë përgjigjen që meritojnë. Ato shprehen se kërkojnë djersën e tyre dhe se rafineria të nis punën.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento