Skip to content
Të Gjitha

Kryemadhi: Ndërkombëtarët janë teknikë dhe burokratë, pendohem që votuam Reformën në Drejtësi

· 1 min lexim

Pas deklaratës së Petrit Vasilit ku shprehej se shqiptarët janë duke bërë para, ndërsa ndërkombëtarët hapa pas, vjen edhe një tjetër reagim i fortë.

Këtë herë është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila nuk është hedhur kundra vetëm ligjeve që ka votuar për Reformën në Drejtësi, por edhe ndërkombëtarëve.

Kryemadhi në një intervistë për Report TV i ka quajtur “ndërkombëtarë burokrat” që dështuan ta bëjnë një reformë të drejtë, pasi përditë po dalin probleme të reja.

Sipas Kryemadhit nëse do të kishin reflektuar në kohë për propozimet e PD-së, atëherë gjendja nuk do të ishte kjo.

“A jeni penduar? Unë po. Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur. Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë”, ka thënë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.