Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se së shpejti në Shqipëri do të nisin protestat kundër qeverisë Rama.
Në Konventën Kombëtare të LSI, Kryemadhi, ka ashpërsuar tonet, duke thënë se nëse është e nevojshme do të ‘luftojmë’ për interesat e shqiptarëve, kundër qeverisë oligarke të Ramës.
Kryemadhi tha se ‘ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’.
” Sot ne jemi të bindur që kemi një rrugë, është një rrugë që do të na ndajë nga një e keqe shumë e madhe. Është rruga e përballjes me të keqen, që duhet të na sakrifikojë nga çdo gjë, se çdo prind e jep jetën për fëmijën.
Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë.“-theksoi Kryemadhi.