Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, ajo u shpreh:
Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet.
Kryemadhi u pyet edhe në lidhje me ish-bashkëshortin Ilir Meta nëse ka kontaktuar.
“Nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti”, tha ajo.