Skip to content
Kryesore

Kroçera “Silver Whisper” ndalet në Vlorë me 383 turistë

· 1 min lexim

Mëngjesin e së hënës, në gjirin e Vlorës është ankoruar kroçera luksoze “Silver Whisper”, me 383 turistë nga SHBA, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe vende të tjera.

Anija ka mbërritur nga porti i Barit dhe do të qëndrojë në Vlorë deri në orën 23:00, përpara se të vijojë udhëtimin drejt Galipolit.

Gjatë qëndrimit, pasagjerët do të kenë mundësi të eksplorojnë atraksionet turistike që ofron qyteti bregdetar.