Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza ushqimore në Gaza, ‘UNRWA’: 1 në 10 fëmijë është i kequshqyer

17:23 15/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet me ritme alarmante, ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë për një rritje të ndjeshme të rasteve të kequshqyerjes mes fëmijëve.

Sipas Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, që nga fillimi i vitit 2024 janë kontrolluar mbi 240 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe 1 në 10 ka rezultuar i kequshqyer.

“Në shumë raste, infermierët tanë thonë se kequshqyerjen e kanë parë më parë vetëm në dokumentarë apo libra shkollorë,” deklaroi zëdhënësja Juliette Touma.

Kjo situatë është përkeqësuar ndjeshëm pas rritjes së kufizimeve më 2 mars 2025, duke ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e ushqimit, ilaçeve, karburantit dhe materialeve higjienike.

Edhe pse Izraeli hoqi përkohësisht një bllokadë 11-javore më 19 maj, dërgesat humanitare janë ende të pakta dhe të pamjaftueshme.

Në këtë kontekst kritik, ushtria izraelite ka ndaluar tërësisht hyrjen e banorëve palestinezë në detin Mesdhe përgjatë bregdetit të Gazës, një masë që deri tani zbatohej kryesisht ndaj peshkatarëve.

Sipas IDF, ndalimi është pjesë e kufizimeve të sigurisë, por ai ka pasoja të rënda për mijëra qytetarë që detin e kishin të vetmen strehë nga temperaturat përvëluese dhe mungesa e ujit të pastër.

“Jam e uritur, me etje dhe plas nga vapa. Gaza po kalon urinë më të keqe. Deti ishte i vetmi vend që na kishte mbetur,” rrëfen për “Haaretz” Rajaa Qudeih, një nënë 31-vjeçare nga Deir al-Balah, e strehuar në një tendë pranë bregut. “Nëse do na vrasin që shkojmë atje, ndoshta është më e lehtë sesa kjo vdekje e ngadaltë. Por kam frikë për fëmijët.”

Sipas OKB-së, mbi 90% e popullsisë së Gazës është e zhvendosur, duke jetuar në kushte ekstreme, pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike dhe me akses minimal në shërbime mjekësore.

Më shumë se 95% e ujit në Gaza është i papijshëm, ndërsa impiantet e trajtimit janë jashtë funksionit. Banorët mbijetojnë me sasi të vogla uji të blera në shishe ose të shpërndara me cisterna.

Peshkatarët janë ndër më të prekurit. Më shumë se 6.000 persona në Gaza e kishin peshkimin si burim jetese para luftës. Sipas shifrave të OKB-së, mbi 210 peshkatarë janë vrarë nga IDF që prej tetorit 2023.

Kufizimet detare ndaj Gazës janë përdorur shpesh nga Izraeli me justifikimin e sigurisë, por për shumë palestinezë, kjo e fundit ishte e vetmja “derë e hapur” për jetë, tani edhe ajo është mbyllur.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, pas një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit, ku humbën jetën rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Që nga ajo kohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, kanë vdekur mbi 57,680 palestinezë, ndërsa infrastruktura është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe mbi 90% e banesave janë të pabanueshme.

Ndërsa temperaturat rriten dhe ndihma humanitare mbetet e kufizuar, rreziku për një katastrofë të plotë humanitare është gjithnjë e më i afërt.

Etiketa: gazakrize ushqimore

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

Merr flakë autobusi në aksin Kardhiq-Delvinë, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.