Skip to content
Të Gjitha

Kriza në Bjellorusi, Cakaj telefonon Ministrin e Jashtëm kanadez, “Kanadaja mbështet ofertën e Shqipërisë për dialogim”

· 2 min lexim

Në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi duket se ka vend për të gjithë, pasi sot ishte radha e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj që të kontribuonte për zgjidhjen e shpejtë të krizës.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Cakaj tregon se ka zhvilluar një bisedë të vyer me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë në lidhje me zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.

Cakaj shkruan se Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi. Dhe se Kanadaja mbështet ofertën e Shqipërisë për dialogim dhe vlerëson angazhimin e OSBE-së. 

Njoftimi i ministrit Cakaj:
Sapo zhvillova një bisedë shumë të vyer me Ministrin e Jashtëm të Kanadasë, z. François-Philippe Champagne 🇦🇱🇨🇦!

Ndamë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi. Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi.

Kanadaja, ndërkaq, mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së OSBE-së.