- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKriza energjetike, Berisha zhvillon takim me sindikatat

Kriza energjetike, Berisha zhvillon takim me sindikatat

- Reklamë -spot_img

Këtë të mërkurë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me sindikatat e vendit. Në fokus të bisedimeve në këtë takim do të jenë rritja e çmimeve dhe kriza energjitike e shtuar dhe më shumë me fashën 800 kË për energjinë.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se vendi ndodhet përballë një rrokullisjeje të situatës ekonomike. Kreu i PD nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Rama duke e cilësuar qeverinë e tij si një qeveri gjigante mashtrimi.

“Jam i gëzuar dhe ju falënderoj për praninë këtu. Në situatë  dramatike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ndodhet sot punonjësit mësuesit, mjekë minatorë, biznese të vogla, të rinjtë studentë, pensionistë, qytetarë me ndihmë ekonomike, është një situatë e pashoqe e pashembullt në Europë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike dhe morale , në raport me dëshpërimin dhe pesimizmin, e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri që siç jeni dëshmitar, nuk është gjë tjetër, veçse një makineri gjigante mashtrimi. Një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje të qytetarëve shqiptarë. Një grabitje e pashembullt.  Ju jeni sindikalistë, por ju garantoj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar siç shfrytëzon Edi Rama dhe qeveria e tij shqiptarët”, tha ai.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj