Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ulet numri i klientëve të internetit

08:49 10/06/2021
Reading Time: 2 min lexim
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Pas një serie të gjatë të rritjes me ritme të larta, kjo shifër ra me 0.5%. Nga më shumë se 508 mijë abonentë në fillim të vitit, numri i tyre zbriti në më pak se 506 mijë në fund të muajit mars. Megjithatë, me bazë vjetore tendenca ngelet dukshëm pozitive, me një rritje prej 13.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me gjithë rritjen e shpejtë të numrit të abonentëve gjatë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vendi me depërtimin më të ulët të internetit nga linja fikse në Europë. Sipas publikimit më të fundit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), lidhur me tendencat e dixhitalizimit në Europë, Shqipëria, vitin e kaluar kishte 15.14 kontrata shërbimi të internetit fiks për 100 mijë banorë.

Kjo shifër është pak më e ulët se mesatarja botërore prej 15.2% dhe shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, që për vitin e kaluar ishte 32.9%. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vendi me depërtimin më të lartë të internet broadband nëpërmjet linjave fikse është Mali i Zi, me 28.47%, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 22.6%, Maqedonia e Veriut me 21.33% dhe Serbia me 18.5%, shkruan Monitor.

Tregu i internetit broadband nga linjat fikse karakterizohet nga një konkurrencë e lartë mes operatorëve, sidomos në zonat urbane, ku operatorët më të mëdhenj zotërojnë infrastrukturë të zgjeruar të ofrimit të shërbimit. Konkurrenca mes operatorëve po shprehet përmes ofrimit të shpejtëve më të larta të lidhjes kundrejt pagesave mujore më të ulëta, por edhe duke ofruar lidhje me teknologji që ofrojnë shërbim më cilësor, si fibra optike, që ka kapacitete më të mëdha transmetimi se teknologjia me linja bakri.

Pjesa e operatorit që e ka dominuar tregun që nga fillimet, Albtelecom është në rënie të vazhdueshme dhe në fund të tremujorit të parë 2021 zbriti në 24.6%. Sipas statistikave, Albtelecom është gjithashtu i vetmi ndër operatorët kryesorë që ka pësuar rënie të numrit të abonentëve me bazë vjetore, me 6.3%.

Konkurrenti kryesor i Albtelecom në tregun e internetit po bëhet gjithnjë e më shumë Vodafone, që në tremujorin e parë të vitit kaloi kufirin e 100 mijë abonentëve, me ritme të rritjes vjetore prej pothuajse 26%. Pas blerjes së operatorit të linjave fikse Abcom, në fillim të vitit 2020, Vodafone nisi një zgjerim me ritme të shpejta në këtë segment të tregut dhe tashmë zotëron rreth 20% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Operatori i tretë më i madh në treg është Tring (ASC) që në fund të muajit mars kishte mbi 59 mijë abonentë ose rreth 11.7% të tregut. Vijon Abissnet me 8.2%, i ndjekur nga Digicom me 4.6% dhe Nisatel me 3.6%. Sipas vlerësimeve të AKEP, operatorët më të vegjël, të marrë së bashku, zotërojnë të gjithë rreth 27% të përdoruesve totalë të tregut.

Etiketa: Internetiklientetulja

Të tjera

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë
Aktualitet

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Personazhet e showbiz-it shqiptar po e kthejnë në "modë" të shndërrohen gjithnjë e më shumë në ndërtues, investitorë dhe zhvillues...

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë
Aktualitet

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

Një anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka ngritur dyshime të forta për tenderin 9.5 milionë euro të Radiotelevizionit...

18:48 08/05/2026
Para
Kosova nis “ngjitjen”, parashikohet rritje ekonomike nga Banka Botërore

Kosova nis "ngjitjen", parashikohet rritje ekonomike nga Banka Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.