Krisma gjatë natës në Durrës, qëllohet me armë drejt një “Volkswageni”
Një automjet është qëlluar me armë zjarri pak pas mesnate në Durrës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr.4 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, makina tip “Volkswagen” ishte e parkuar.
Mësohet se mjeti është në pronësi të 29-vjeçarit me iniciale I.B. , banues në Durrës.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volkswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.