Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Krishtlindjet në Ukrainë, Zelenskyy: Besimi dhe durimi do ta ndihmojnë Ukrainën

16:40 25/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ukrainasit zakonisht festojnë Krishtlindjen më 7 janar, ashtu si edhe rusët. Por jo këtë vit, ose të paktën jo të gjithë. Një pjesë e banorëve kanë zgjedhur të festojnë në 25 dhjetor, si dëshmi e nevojës për të shkëpur çdo lidhje me Rusinë. Në një fjalim drejtuar ukrainasve që festonin Krishtlindjen, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se ata po krijonin mrekullinë e tyre, duke qëndruar të papërkulur dhe sfidues përballë sulmeve ruse.

Në një fjalim me video drejtuar ukrainasve me rastin e Krishtlindjes, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se ata po krijonin mrekullinë e tyre duke qëndruar të papërkulur dhe sfidues përballë sulmeve ruse.

“Ne duruam në fillim të luftës, i përballuam sulmet, kërcënimet, shantazhet bërthamore, terrorin, sulmet me raketa. Ne do ta përballojmë edhe këtë dimër, pasi e dimë se për çfarë po luftojmë”, deklaroi presidenti ukrainas.

Të dielën në mëngjes në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën u dëgjuan sirenat që paralajmëronin për sulme ajrore.

Të paktën 10 persona u vranë dhe 55 u plagosën nga bombardimet ruse në qytetin jugor Kherson, të shtunën.

Një nga raketat ra pranë një supermarketi në qendër të qytetit, tha një zyrtar lokal.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin kritikoi Perëndimin për përpjekjen sipas tij për të copëtuar Rusinë.

“Në thelb të gjithë kësaj është politika e kundërshtarëve tanë gjeopolitikë që synojnë të copëtojnë Rusinë historike”, tha presidenti rus Vladimir Putin.

“Ata gjithmonë i përmbahen parimit “përça dhe pushto” ndërsa qëllimi ynë është diçka tjetër, të bashkojmë popullin rus”, theksoi më tej ai.

Zoti Putin ka përdorur konceptin e “Rusisë historike” për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët, janë një popull, duke goditur sovranitetin e Kievit e duke justifikuar ofensivën e tij 10 mujore në Ukrainë.

Kjo e djelë Krishlindjes i gjeti shumë ukrainas duke festuar. Para luftës ata i festonin Krishtlindjet më 7 janar, ashtu si edhe rusët. Por jo këtë vit, ose të paktën jo të gjithë.

Disa ukrainas ortodoksë kanë vendosur t’i kremtojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, si shumë të krishterë në mbarë botë, gjë që duket se ka marrë bekimin e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Ideja e përkujtimit të lindjes së Jezusit në muajin dhjetor konsiderohej si një lëvizje radikale në Ukrainë, por agresioni rus ka ndryshuar shumë gjëra mbi këtë çështje.

Në tetor, udhëheqësit e Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila nuk është në një linjë me kishën ruse dhe një nga dy degët e krishterimit ortodoks në vend, ra dakord të lejojë besimtarët të festojnë më 25 dhjetor.

Zgjedhja e datave ka ngjyrime të qarta politike dhe fetare, në një komb me kisha rivale ortodokse dhe ku rishikimet e vogla të ritualeve mund të kenë kuptim të fuqishëm, në një luftë kulturore që shkon paralel me luftën me armë.

Për disa njerëz, ndryshimi i datave përfaqëson një ndarje nga Rusia, kultura dhe feja e saj./VOA

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
Masë ekstreme ndaj Hungarisë/ BE ngrin të gjitha fondet e kohezionit për vitet e ardhshme

Masë ekstreme ndaj Hungarisë/ BE ngrin të gjitha fondet e kohezionit për vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.