Krimi në Kavajë/ “Haxholli u fut në kurth”, shtohen akuzat për Bledar Toçin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetarja Klodiana Lala zbardhur detaje të reja nga ngjarja e Kavajës, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli e u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Lala tha se Haxholli u fut në kurth dhe prokuroria ka dalë në konkluzionin se vrasja e tij nga Toçi nuk ishte për vetëmbrojtje.

Ky i fundit ndërkohë akuzohet për dy vepra penale, atë të “Vrasjes me dashje” dhe “Prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

Gazetarja shton se prokuroria ka kërkuar gjithashtu “Arrest me burg” edhe për vëllanë e shefit të burgut, Bernard Toçin, pasi në banesën e tyre janë gjetur doza kokaine.

Lala ndër të tjera tha se Toçi ka shkuar shumë më herët se të ndodhte krimi në banesën e Marsidës, së bashku me dy miq të tjerë të saj, Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela.

Më pas Toçi ka dalë dhe është rikthyer me dozat e kokainës.

Gazetarja tregon se pas vrasjes, Toçi ka shkuar me makinën e tij në spitalin e Kavajës, ndërsa Marsida ka telefonuar policinë.

“Zyrtarisht, referuar dosjes hetimore, zyrtari i policisë është akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike”. Për këtë, Prokuroria kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Bledar Toçi, dhe për vëllanë e tij, Benard Toçi. Në kontrollin e ushtruar në banesën e tyre pas ngjarjes, policia ka gjetur disa doza kokainë.

U vra për vetëmbrojtje? Ka një version më ndryshe, referuar dokumenteve zyrtare. Pas këqyrjes së telefonave. Natën e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm tre persona Marsida, Bledari dhe Dritani, por kanë qenë edhe dy miq të Marsidës, Ermir Çela dhe Xhulio Biturku.

Marsida Qatja pasditen e 9 shtatorit i ka kërkuar ndihmë policit, që të largonte Dritan Haxhollin, për problemet që i sillte. Ajo ka pasur një lidhje të gjatë, por kohët e fundit i kishte shkëputur marrëdhëniet me të. Bledar Toçi i ka premtuar asaj se do ta zgjidhte këtë problem. Ai ka shkuar në banesën e saj me dy miqtë e tjerë të Marsidës. Ai ka dalë më pas dhe është rikthyer me disa doza kokaine.

Marsida është mollë sherri e ngjarjes, por edhe viktimë. Dritan Haxholli ka mbërritur më pas në shtëpi, ka qëlluar. Marsida i ka hapur derën dhe e ka ftuar brenda. Haxholli është përballur me Xhuljon, të cilit i ka thënë se ‘me ty kam punë më vonë’. Pastaj është përballur me policin, të cilin e ka pyetur “pse ma bënë këtë gjë” dhe më pas ka qëlluar. Dritan Haxholli u fut në kurth. Edhe Prokuroria e konsideron këtë një vrasje me dashje. Mendoj që Bledar Toci e ftoi, e thirri personin për t’u sqaruar me të.

Kemi një të kërkuar që del me armë, por edhe një zyrtar policie, që bredh me armën e shërbimit. Marsida ka cenuar rregullat e moralit, ajo ka dhënë dëshmi të rreme. Në momentin që Haxholli është qëlluar për vdekje, Toçi është ngjitur në mjetin e tij, e ka ngarë vetë, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kavajës dhe më pas Marsida Qatja ka telefonuar policinë”, deklaroi Lala.

Shpërndaje
Share.

Komento