Krimi në Himarë/ Vinte nga Librazhdi, berberi gjendet i vdekur në dyqan. Ja pistat që ngre policia…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vdekje e dyshimtë e denjë për një skenar filmi triller ka alarmuar sot Himarën. Bujar Çela, 43 vjeç me zanat berber, u gjend i vdekur në dyqanin e tij.

Policia e Himarës nga ana tjetër është ngritur “në këmbë” për zbardhjen e këtij incidenti, edhe pse ende nuk ka mundur që të arrijë në një përfundim konkret se nga çfarë arsye ndërroi jetë berberi.

Por aktualisht dy janë pistat e policisë, e para se viktima është asfiksuar nga motori që kishte brenda në dyqan dhe e kishte lënë brenda.

Pista e dytë është ajo se viktima ka humbur jetën pasi mund të ketë përplasur kokën në tualet dhe të ketë ndërruar jetë.

Bujar Çela, 43 vjeç, u gjet i pajetë në orët e para të së mërkurës, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se, është dashur thyerja e xhamave nga ana e uniformave blu për të hyrë brenda në dyqan.

Në momentin që policia ka hyrë brenda berberhanës, motori është gjetur i ndezur, ndërsa deri më tani nuk ka pasur pretendime për vdekjen e tij, dhe ajo është raportuar si një vdekje aksidentale tek familja.

Por për vdekjen e tij janë dy pista. E para se: 43-vjeçari ka harruar motorin ndezur natën dhe ndotja i ka shkaktuar asfiksinë dhe vdekjen.

Ndërsa e dyta, se berberi është gjetur i vdekur në tualetin e dyqanit, dhe se mund të ketë rrëshqitur dhe të ketë gjetur vdekjen pas përplasjes së kokës.

Këto dy pista janë në duart e grupit të efektivëve që kanë mbledhur të dhëna dhe pritet të ‘shuhen’ pas autopsisë.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit është dërguar sot në banesën e fundit në Librazhd, pasi po të njëjtat burime thanë se, berberi jetonte në Librazhd, ndërsa në Himarë punonte si berber në dyqanin e tij që kishte hapur prej disa kohësh.

Familja e tij ndodhet në Librazhd, ndërsa mësohet se viktima nuk ka pasur konflikte apo precedentë të mëparshëm penalë.

/Burimi: Dosja.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento