Çështja e detit në Hagë, reagon kryeministri grek: Zgjidhja më e mirë është…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar për mediat greke në lidhje me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë.

Mitsotakis është shprehur se palët kanë rënë dakort që çështja të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hagë.

Gjatë një intervistë ku po fliste rreth tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë, kryeministri grek është shprehur se në lidhje me çështjen e detit, kjo duhet të jetë zgjidhja më e mirë.

Mitstakis u shpreh ndër të tjera se kjo ishte mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” tha kryeministri grek./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento