Skip to content
Kryesore

Krimi në familje trondit Italinë/ Burri vret gruan, shkon me trupin e saj në polici

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Italinë. Një 48-vjeçar ka vrarë gruan dhe më pas ka shkuar në polici me trupin e saj të pajetë. Ngjarja ka ndodhur në Modena, ndërsa viktima është një 40-vjeçare me origjinë ruse, nënë e dy fëmijëve.

Në dëshminë e tij para hetuesve, burri ka pohuar se e ka transportuar trupin e së ndjerës me një furgon. Viktima u gjet e mbuluar me një qese plastike të zezë, e lidhur rreth qafës me një kordon elektrik të veshur me plastikë.

Gruaja kishte kërkuar vetëm kujdestarinë e fëmijëve nga autoriteti gjyqësor i Innsbruck-ut në Austri dhe më pas bashkëshorti i saj kishte apeluar në Gjykatën e Modenës, duke kundërshtuar juridiksionin e gjyqësorit austriak.