Skip to content
Kronikë

Krimi i rëndë në Tiranë/ 31-vjeçarja ganeze erdhi në Shqipëri për t’u sqaruar me të riun, zbulohet shkaku i vrasjes

· 2 min lexim

Detaje të reja janë bërë me dije nga krimi i ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se 31-vjeçarja nga Gana me pasaportë franceze, kishte ardhur në Shqipëri ditën e djeshme për t’u sqaruar me të riun Klinton Pira, me të cilin ishin konfliktuar online. Por fatkeqësisht, sqarimi i tyre rezultoi në një tragjedi.

Shkak për konfliktin e tyre ishte bërë xhelozia. Pira qëlloi më thikë të dashurën e tij e më pas u hodh nga kati i tetë i një pallati, duke humbur jetën në vend.

Por si ndodhi ngjarja?

Pasditen e 2 tetorit në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, Klinton Pira, 26 vjeç, qëlloi me thikë Jawsackie Jaboah. Kjo e fundit arriti të dilte nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, por humbi vetëdijen në fund të shkallëve. Ndërkohë, Klinton Pira u hodh nga ballkoni i banesës që ishte marrë me qira për një ditë dhe ndërroi jetë. 31-vjeçarja u dërgua për në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

31-vjeçarja kishte mbërritur në Shqipëri, dhe madje ishte pritur në aeroport nga Pira. Arsyeja e ardhjes së saj ishte për t’u sqaruar për konfliktet e xhelozisë që kishin nisur online, por gjërat u kthyen në një fatalitet të vërtetë.