Skip to content
Të Gjitha

Krijoi ngërç politik! Këshilli i Lartë Gjyqësor merr vendimin për Ardian Dvoranin

· 2 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Anëtarët kanë vendosur me 6 vota pro përfundimit të mandatit të Ardian Dvoranit, ndërsa 3 prej tyre kanë qenë kundër.

Relatorja e çështjes Marcela Shehu gjatë seancës u shpreh se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e kushtetutës.

Alban Toro u shpreh se këshilli duhet të shprehet, të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Kurse Brikena Ukperaj është shprehur se nuk gjendet asnjë dispozitë që parashikon se Dvorani do të zëvendësohet nga anëtari i parë, i dytë apo i tretë dhe se detyrimi i Dvoranit për të ndërprerë detyrën është kur vjen anëtari i 4-t, i cili duhet të jetë përzgjedhur radhët e juristëve të spikatur.

KLGJ iu kërkoi mendim ndërkombëtarëve për çështjen e Ardian Dvoranit, pasi presidenti Ilir Meta me dokumente zyrtare kërkonte që ky institucion të shprehej për mbarimin e mandatit të këtij gjyqtari.

Sipas kreut të shtetit, Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe ky post duhet të merret nga një tjetër person.

Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Ata thonë se nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.