Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i OSHEE: Kujt i falet kamatëvonesa dhe kushti për të përfituar

23:50 09/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Teksa i gjithë globi “po zien” nga shqetësimet rreth pandemisë, kjo e fundit ka ngritur pikëpytje të shumta edhe rreth ekonomisë.

Qeveria shqiptare ka miratuar paketën fillestare të ndihmës ekonomike, por la jashtë saj shumë subjekte, duke parë të arsyeshme zgjerimin e paketës.

Sakaq, qeveria është treguar e prerë duke thënë se faturat e dritave, ujit, taksave dhe sigurimet shoqërore do paguhen dhe nuk do ketë tolerime.

Mbrëmjen e sotme, administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, sqaroi gjatë një lidhje me Skype për “Opinion” çështjen e faturimeve të energjisë elektrike dhe mënyrat e pagesave në vijim, duke thënë se do paguhet çdo muaj dhe se OSHEE është një kompani tregare që ofron një shërbim.

“Absolutisht po. Nëse nuk paguhen dritat si do garantohet furnizimi? OSHEE është një kompani tregtare që ofron një produkt. Ne u kemi krijuar shumë mundësi qytetarëve për të paguar energjinë, përveç sporteleve online, me postën, përmes aplikacionit.

Çela shpjegoi se edhe nëse në ndonjë rast ka mbifaturim, kjo do të kompensohet në muajin pasardhës.

Ndërsa, sa i përket vendimit për faljen e kamatëvonesave, kreu i OSHEE tha se përfitojnë në total 227,568 abonentë dhe se “aministia” në këtë rast përfshin vetëm vlerën e kamatëvonesës që abonenti ka në sistem deri në 31 dhjetor 2019 dhe jo vlerën e kamatëvonesës që një abonent mund të ketë gjeneruar gjatë 3 muajve të fundit.

Në rastet kur abonentët nuk e paguajnë faturën aktuale mujore brenda afatit, nuk i shpëtojnë dot kamatëvonesës.

“Kusht që ata të përfitojnë faljen e kamatës është që të kenë një aktmarrëveshje valide me OSHEE-në. Ata që nuk e kanë një të tillë por kanë detyrime të vjetra, gjithashtu duhet të nënshkruajnë brenda qershorit një aktmarrëveshje për të përfituar faljen e kamatës. Që nga dita e hënë, të gjithë ata abonentë që e kanë patur këstin e pagesës së aktmarrëveshjes pas datës 14 duhet të paraqiten në zyrat e OSHEE për të bërë riskedulimin e saj dhe reflektimin e faljes së kamatës. Ai që ka një borxh të akumuluar por nuk ka një aktmarrëveshje duhet të paraqitet brenda qershorit të nënshkruajë atë dhe të përfitojë njësoj nga falja e kamatës”, nënvizoi Çela.

Nga dita e hënë, secili prej këtyre përfituesve ka mundësinë që të paraqitet në sportelet e OSHEE dhe të sanksionojë hyrjen në fuqi të faljes së vlerës së kamatës së krijuar deri më 31 dhjetor 2019.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Ia dolën, ja sa persona të tjerë fituan betejën me COVID-19

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English