Skip to content
Bota

Kreu i OBSH merr vaksinën e Covid-19: Sot ishte radha ime, ju lutem vaksinohuni!

· 2 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus është vaksinuar kundër koronavirusit. Lajmin e njoftoi vetë ai në Tëitter, duke u kërkuar të gjithëve që të vaksinohen kundër COVID-19, nëse ka një vaksinë të disponueshme në vend.

“Sot ishte radha ime për t’u vaksinuar kundër # COVID19. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është thelbësore që t’i dërgoni në të gjitha vendet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse si unë jetoni në një vend ku vaksinat janë në dispozicion, ju lutemi vaksinohuni kur të jetë radha juaj,” shkroi ai .

Ai nuk e bëri të ditur emrin e kompanisë së vaksinës me të cilën u vaksinua, por vendi ku Ghebreyesus jeton, Zvicra përdor vaksinat e Pfizer dhe Moderna në programin  e vet të imunizimit.

Në fund të dhjetorit 2019, zyrtarët kinezë informuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shpërthimin e një pneumonie të panjohur më parë në qytetin Ëuhan, në Kinën qendrore. Që atëherë, rastet e koronavirusit të ri – të quajtur COVID-19 nga OBSH – janë raportuar në çdo cep të globit. Më 11 Mars, 2020, OBSH shpalli shpërthimin e koronavirusit një pandemi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar për përdorim emergjent deri tani 5 vaksina të cilat janë: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson dhe së fundi edhe Sinovac.