Drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, është shprehur se është i shqetësuar për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.
Në një konferencë për shtyp, Ghebreyesus tha se ky variant i virusit që është më i transmetueshmi i identifikuar deri më tani, është identifikuar në të paktën 85 shtete.
Sipas tij, variante të reja mund të shfaqen në ditët në vijim, pasi kjo është ajo që viruset bëjnë, pra ato evoluojnë. Kreu i OBSH theksoi se lindja e mutacioneve mund të parandalohet, gjithmonë nëse parandalohet transmetimi.
“Unë e di që globalisht aktualisht ka shumë shqetësime për variantin Delta të Covid-19 dhe OBSH është e shqetësuar”, tha fillimisht kreu i OBSH.
Më pas, Ghebreyesus shtoi: “Varianti Delta është më i transmetueshmi nga mutacionet e Covid-19 të identifikuara deri më tani. Është identifikuar në të paktën 85 shtete dhe po përphapet me shpejtësi mes popullatave të pavaksinuara.
Variante të tjera do të vijojnë të raportohen gjatë ditëve në vijim. Kjo është ajo që bëjnë viruset. Ato evoluojnë, por ne mund ta parandalojë shfaqjen e varianteve, duke parandaluar transmetimin e COVID-19. Është mjaft e thjeshtë: më shumë transmetim, më shumë variante. Më pak transmetim, më pak variante.”, u shpreh mes të tjerash Ghebreyesus.